Sherr masiv në Portin e Sarandës, disa persona dalin nga makinat dhe përplasen me sende të forta, një person përfundon në Spital

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr masiv është shënuar ditën e sotme në Portin e Sarandës.

Bëhet me dije se disa person janë përplasur me shkopa bejzbolli dhe dhe mjete të forta.

Mësohet se disa person kanë dalë nga 3 mjete dhe më pas ka filluar përplasja mes tyre. Si pasojë e konfliktit një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Burime për media bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, nuk dihet ende nëse ka të arrestuar dhe gjendja e të plagosurit.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Zjarr Tv Ad