Sherr me grushta për ndarjen e ndihmave në Qafzezë (video)

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpërndarja e ndihmave është kthyer në “mollë sherri” mes banorëve të Qafzezës dhe kryeplakut të Verblishtit. Banorët janë përplasur me kryeplakun në Verblisht, Ibrahim Osmani, duke degjeneruar deri në sharje dhe fyrje. Më pas sherri ka vijuar ne grushte midis banorëve. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryebashkiaku Erion Isai, duke shkarkuar nga detyra kryeplakun Ibrahim Osmani.

Isai: Nuk dua të komentoj këtë ngjarje vulgare. Nëse ka punonjës të bashkisë të përfshirë në këtë sherr në moment do të jenë jashtë bashkisë. Ne jemi falenderues ndaj atyre që sjellin ndihma dhe nuk mund ti detyrojmë të sjellin 5 apo 105. Nëse kryeplaku i fshatit është përfshirë do të jetë jashtë bashkisë.

Banorët e Qafzezës kanë refuzuar alternativën e ofruar nga Bashkia e Kolonjës për strehimin  e tyre duke preferuar që të vazhdojnë të qëndrojnë në kontenierë. Edhe pse stina e dimrit është shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave, banorët të cilët prej tërmetit të 1 qershorit kanë humbur banesat e tyre, nuk pranojnë të lenë kontenierët ku janë duke jetuar aktualisht.

Bashkia e Kolonjës u ka ofruar mundësinë që ata të qëndrojnë në shtëpi me qera për një afat të pacaktuar deri në ndërtimin e shtëpive të tyre, por banorët nuk e shohin të përshtatshme këtë zgjidhje pasi sipas tyre u duhet të kujdesen për bagëtitë ndërsa shtëpitë me qera ndodhen pak më larg se kontenierët  ndërsa edhe vetë pranojnë se jetesa në kontenierë është e vështirë.

Zjarr Tv Ad