Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Policia bën me dije se një person ka qëlluar me sende të forta B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç të cilët janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.
Nga ana tjetër policia është vënë në ndjekje të autorit G. L. ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konflikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L.
Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.