Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi dyshohet si autor i plagosjes me thikë të një 29-vjeçari.
Policia njofton se personi i arrestuar është shtetasi Besnik Kokja, 37 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë.
Sipas burimeve te policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Thanasaj, gjatë një konfrontimi fizik për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.K, 29 vjeç, banues në lagjen “Teqe” Peqin, i cili ndodhet në Spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Besnik Kokja ka pësuar dëmtime nga goditje me sende të forta dhe ndodhet në spitalin Lushnje jashtë rrezikut për jetën.