Sherr me thikë në Tiranë, plagoset i riu. Idetifikohet autori

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë  gjatë një konflikti është plagosur me thikë  një 25 vjeçar, i cili u dërgua në spital me ambulancë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.K, ka plagosur  me mjet prerës  shtetasin  S.Gj, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit E.K.

Zjarr Tv Ad