Sherr mes dy personave, plagoset rëndë me kaçavidë njëri prej tyre. Arrestohet autori

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr mes dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, pranë godinës së pallatit të sportit.

Një 19-vjeçar ka plagosur me mjet prerës një 59-vjeçar, ndërsa është arritur që të arrestohet nga policia.

Njoftimi i policisë: 

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Zjarr Tv Ad