Sherr mes dy shqiptarëve në Itali, vdes i riu. U vra nga bashkatdhetari

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr i nisur në ambientet e jashtme të një lokali mes dy shqiptarëve në Brescia, të Italisë  njëri 32 vjeç dhe dhe tjetri 26 vjeç, ka përfunduar me një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Chiari-t në Brescia të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë sot se dy shqiptarët janë zënë me njëri tjetrin për arsye ende të panjohura, e në sherr e sipër 32-vjeçari ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar nga bashkëkombësi i tij.

Policia është vënë në ndjekje të shqiptarit tjetër dhe e ka arrestuar atë pak orë pas ngjarjes.

Zjarr Tv Ad