Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Disa nxënës të shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë janë përfshirë në një sherr, ku për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës, ku dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Blutë e kryeqytetit po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.