Sherr në Kamëz, 51-vjeçari shtien ndaj komshiut…

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy shtetasve, për motive pronësie. Qëlloi shtien me çifte në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.

Sekuestrohet çiftja, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.  Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka shtie në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Zjarr Tv Ad