Komisioni Hetimor për 25 Prillin dështoi për të miratuar me konsensus planin e hetimit për procesin që është cilësuar si masakër nga opozita.
Me 7 vota kundër të PS, 3 pro të PD-së dhe një abstenim të LSI-së, mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord për planin hetimor. Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj u shpreh se përsa kohë që nuk u miratua plani, puna e këtij komisioni mbyllet këtu dhe që sipas tij tregoi fytyrën e vërtetë të shumicës.
Debati:
Gogu: Zoti kryetar mos u largoni nga komisioni
Alibeaj: Ne po ikim, ju mund të këndoni tani
Stafi i komisionit sinjalizon se do të mbyllë transmetimin e Komisionit hetimor por menjëherë reagon me tone kërcënuese përfaqësuesi i mazhorancës Nasip Naço.
Naço i drejtojet ndaj stafit: “Ke frikë nga ai ti? Provo dhe mbylle transmetimin, hë provo…
Në këtë moment reagojnë deputeti i PD, Ervin Salianji: Pse kërcënon…
Naço: Jo mo, le ta provojë…