Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas një konflikti për motive të dobëta disa kushërinj kanë përfunduar duke u përleshur ndërmjet tyre.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e xhaxhait të tyre në Devoll, kur pas një sherri të çastit, kushërinjtë
kanë rrëmbyer sende të forta e kanë rrahuar njëri-tjetrin.
Policia e Devollit bënë me dije se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, Paris Shoshari, 26 vjeç dhe Andon Shoshari, 19 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Gjithashtu, policia është duke proceduar penalisht dy shtetas të tjerë, I.Sh, 23 vjeç (vëllai i Parisit) dhe E.Sh 43 vjeç (babai i Andonit) dhe këto banues në Bilisht.