Sherr për një vend parkimi në një kompleks Tiranë, 26-vjeçar qëllon me armë në ajër

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ka shtënë me armë zjarri në një kompleks në Tiranë, pas një sherri me disa të rinj. Konflikti mes të rinjve ka nisur pas debateve për parkimin e automjetit, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e armës. Krahas tij policia ka shpallur në kërkim dhe shokun e tij.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 26-vjeçarin Arnaldo Çiçaj, i cili akuzohet se ka shtënë me armë zjarri në ambientet e kompleksit “Equos” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes (31 korrik) në fshatin Qehaj, pranë zonës së Mulletit ndërsa të shtënat me armë janë regjistruar pas një sherri mes disa të rinjve.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një debati për parkimin e një automjeti në ambientet e kompleksit të pishinave “Equos” në Mullet.

Fillimisht të rinjtë kanë debatuar me fjalë ndërsa më pas sherri ka agravuar deri në përplasje fizike, ku të rinjtë më pas kanë përdorur dhe armët e zjarrit, duke shtënë në ajër.

Sipas policisë dy të rinjtë janë larguar menjëherë nga parkingu i kompleksit për tu identifikuar një ditë më vonë.

Për identifikimin e tyre janë marrë dëshmitë e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dhe pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në parkingun e kompleksit.

Sipas policisë krahas arrestimit të 26-vjeçarit Çiçaj është shpallur në kërkim dhe shoku i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Blutë gjithashtu shprehen se vijon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa dosja do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad