Sherr për pronën, nipat rrahin hallën në Fier, arrestohen

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy të rinj pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit M.M., 30 vjeç dhe A.M., 24 vjeç, banues në Fier, vëllezër me njeri-tjetrin.

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B., 45 vjeçe e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Zjarr Tv Ad