Sherri me Bashën në mbledhjen e grupit,reagon për herë të parë Shehaj

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh sfiduesi i Lulzim Bashës për postin e kryetarit, Agron Shehaj ka reaguar për debatet që ka pasur në mbledhjen e fundit të kryetarëve të PD në degët e Tiranës. Shehaj pranon se ka pasur një debat në mbledhje, por thotë se disa prej deklaratave që janë bere publike ne media nuk janë të vërteta.

Deputeti demokrat shkruan se i ka argumentuar Bashës pakënaqësitë që kanë një pjesë e mirë e demokratëve, ndërsa indirekt konsideron servil Grida Dumën dhe Gazment Bardhin që e kundërshtuan gjatë mbledhjes. Këta të fundit janë shprehur gjatë mbledhjes se ka pamje me video se Shehaj ështëndihmuar në fushatën për kreun e PD nga njerëz që kanë mbajtur qëndime kundër kësaj force politike.

Postimi i Agron Shehajt: 

Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment.

Zjarr Tv Ad