Sherri mes reperit Fero dhe Niki Hajredini

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Fero është një nga artistët më të ndjekur të muzikës hip-hop, i cili po korr sukses në muzik.

Gjithashtu, ai është shumë aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme. Ai gjendet çdo herë para fansave me paraqitje interesante, të cilat gjithmonë rezultojnë të pëlqyeshëme për publikun.

Ndërkohë, së fundmi, Fero ka kënduar në një klub nate në Mitrovicë, ku është përfshirë në një sherr fizik, gjatë performancës së tij. Sherri ka ndodhur mes tij dhe reperi tjetër nga Mitrovica.

Nëpër videot e publikuara në media dhe në rrjetet sociale, reperi shihet duke u përleshur fizikisht me disa persona të tjerë.

Pas këtij rasti, një person ka reaguar në Instagram, i cili duket se ishte përfshirë në rrahjen e mbrëmshme në Mitrovicë.

Personi në fjalë është Niki Hajredini, i cili në Instagram ka emrin @1keyy_official – dhe që sipas biografisë aty, shihet se ai është një reper urban nga Mitrovica.

 

Zjarr Tv Ad