Sherri mes socialistëve në Shkodër, reagon PD: Pushteti i rrëmbyer në 25 prill nuk i përket qytetarëve por ortakëve të Ramës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike ka sulmuar Kryeministrin Rama duke e akuzuar se në bashkëpunim me krimin ka blerë vota për të ardhur në pushtet në 25 prill, dhe kjo gjë sipas Alibeajt vërtetohet dhe nga debatet e bëra mes socialistëve të Shkodrës.

Ditën e sotme janë zbardhur debatet brenda takimit me dyer të mbyllura midis socialistëve të Shkodrës, mbajtur një ditë më parë, ku vihej re përplasje e fortë për punësimet në qytetin verilindor për shkak se aleati Tom Doshi kërkon 50% të punësimeve, duke iu referuar debateve mes vetë socialsitëve.

Në reagimin e tij, Enkelejd Alibeaj thekson se këto debate konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer në 25 prill nuk i takon qytetarëve por ortakëve të Edoi Ramës.

Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, thotë Alibeaj më tej, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.

“Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror. Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.

Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare. Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve. Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë”, shkruan Aliabej.

Mbledhja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër mbrëmjen e kaluar është shoqëruar me debate të ashpra.

Në fokus të këtyre debateve me Gjiknurit dhe Sekretarin Organizativ të PS, Blendi Klosi kanë qenë punësimet, emërimi i drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh, aleatit të PS në Shkodër që është kreu i PSD, Tom Doshi i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.

Zjarr Tv Ad