Sherri për Simon Mirakën, reagon PD: Asnjë deputet nuk e ka kundërshtuar! Vetëm se ishte propozim i Berishës

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, grupimi i deputetëve që nuk i është bashkuar Komisionit të Rithemelimit, reagon për sherrin e krijuar në lidhje me emërimin e ish-të përndjekurit Simon Miraka për një mandat të dytë në Autoritetin e Dosjeve.

“Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Emri i Mirakës nuk kaloi sot për votim, por Taulant Balla në nisje të seancës tha për mediat se duke qenë se mes firmave propozuese ishte dhe emri i Berishës, atëherë mazhoranca do ta “digjte” emrin e ish-të përndjekurit. Socialistët janë zotuar se nuk do miratojnë asnjë dokument që mban dhe firmën e Berishës.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike:

Reagim i Grupit Parlamentar të PD dhe një sqarim i detyruar për gënjeshtrën e prodhuar nga pakti Rama-Berisha për Autoritetin e Dosjeve.

Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste.

Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve.

Zjarr Tv Ad