Përplasja mes Berishës dhe Bashës vijon në Gjykatën e Tiranës. Burime bëjnë me dije për Fax News se gjyqtari Arben Kostandiki ka rrëzuar kërkesën e PD-së për të hequr nga çështja e shqyrtimit të statutit të Komisionit të Rithemelimit gjyqtarin Agron Zhukri.
Pretendimi që iu rrëzua PD-së, kishte të bënte me faktin se Zhukri sipas tyre kishte konflikt interesi.
Më herët Gjykata nuk kishte kërkesën e gjyqtarit Zhukri për t’u dorëhequr nga shqyrtimi i çështjes të statutit të Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Gjyqtari refuzoi marrjen në shqyrtim të regjistrimit të statutit të PD-së nën argumentin se bashkëshortja e tij ka punuar me ish-kryeministrin Berisha dikur dhe se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.
Nga ana tjetër sipas sqarimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, regjistrimi i statutit është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike, gjë që nuk e bën të papajtueshëm me funksionin ndaj nuk është pranuar dorëheqja.