Sheshel djeg flamujt e BE-së dhe NATO-s në 20 vjetorin e bombardimeve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe sot, në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtare e policore të Serbisë kanë protestuar kundër Bashkimi Evropian dhe NATO-s. Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i ka vënë flakën flamuri të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Sheshel me këtë rast tha se, do t’i kërkojë Serbisë të heqë dorë nga rruga e saj drejt BE-së, ku, siç tha ai, “të gjithë armiqtë serbë”, ishin të përqendruar.

Ai kërkoi që autoritetet në Beograd të angazhohen gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e serbëve përpara gjykatës së Hagës. Para ecjes, Sheshel tha në tubim se 20 vjet më parë ndodhi një bombardim i egër i krimit të popullit serb dhe vrasja e fëmijëve serbë.

 

Zjarr Tv Ad