Sheshi “Skënderbej” në finalen e madhe të çmimit të BE për Arkitekturën Bashkëkohore

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sheshi “Skënderbej” do të jetë në finalen e madhe të çmimit të BE për Arkitekturën Bashkëkohore. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”, shkruan kryeministri Rama.

Pas vlerësimeve që mori në bienalen e Çikagos, në qershor 2018 sheshi “Skënderbej” mori edhe çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018, duke e renditur Shqipërinë në vendin me hapësirën më të bukur pedonale në Europë.

Çmimi u akordua nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë.

Zjarr Tv Ad