Shfaqi probleme shëndetësore teksa po punonte në rrobaqepësi, ndërron jetë rrugës për spital 40 vjeçari

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi shfaqi probleme shëndetësore teksa po punonte në një fasoneri në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit.

40-vjeçari me iniciale G.B., me profesion mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital, ndërsa po hetohet për përcaktimin e shkaktut të vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi G. B., 40 vjeç, banues në Pogradec, mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa punonte në një rrobaqepësi. Gjatë transportimit në spital, shtetasi G. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Zjarr Tv Ad