Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Suprizë e këtij Kuvendi ka qenë edhe pjesëmarrja e deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupës.
Në një deklaratë për mediat Zhupa tha se deputetët demokratë duhet të lënë pas sedrën dhe të bëjnë një hap drejt bashkimit.
Ajo shtoi se pjesëmarrja e saj në këtë Kuvend është një shenjë bashkimi, duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të fitojnë përballë Edi Ramës.
“Që të bëjmë gjithçka që është e mundur që të jemi drejt bashkimit. Objektivi ynë është të fitojmë përballë Edi Ramës dhe jo të jemi të dytë dhe të tretë. Erdha si një shenjë bashkimi dhe vullneti për bashkim. Është një proces dhe merreni si një shtyrje për të gjithë deputetët . Të lenë pas sedrën dhe të bëjnë një hap drejt bashkimit”, tha ajo.