“Shfryhet” operacioni i Policisë te Trauma, vetëm një mjek në pranga, lirohen dy të tjerët

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy nga bluzat e bardha që u shoqëruar dje nga Policia e Tiranës, pas një operacioni me agjent të infiltruar brenda spitalit të Traumës, janë liruar pas marrjes në pyetje. I arrestuar qëndron vetëm mjeku imazherist Fitim Marku.

Mjekja me inicialet S.B dhe infermierja K.B janë lënë të lira sot pas dëshmive të dhëna para hetuesve.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë”, njoftoi dje Prokuroria, ndërkohë që pati dhe reagime të shumta.

Aktorë të ndryshëm publikë e konsideruar operacionin me maska në ambientet e spitalit një shfaqje të Policisë. Në fakt, mjeku Marku u arrestua në sallë pasi mori paratë nga “pacienti”, i cili në fakt ishte agjent i infiltruar.

Edhe vetë Spitali i Traumës kërkohet të mos njollosen bluzat e bardha, pasi kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Zjarr Tv Ad