Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë! Gjente klientët në rrjete sociale dhe i orientonte nëpër hotele

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fenomeni i prostitucionit në vendin tonë ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe së fundmi është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, i cili shfrytëzonte vajza të moshave 18-25 vjeçe për prostitucion.

Pas disa pamjeve filmike të publikuara për një rast shfrytëzimi prostitucioni Policia Tiranë, ka identifikuar dhe ka vënë para përgjegjësisë ligjore personat në video.

Për rrjedhojë, u arrestua për shfrytëzim prostitucioni B. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë E. A., 22 vjeçe.

I riu i arrestuar dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, vajza të moshave 18-25 vjeçe dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës.

19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me vajzat që i shfrytëzonte për prostitucion.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad