Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga Taulant Dedja
Nga një status në Facebook i kolegut të nderuar dhe kryeredaktor i “Illyria” në New York, Ruben Avxhiu, mësova që i pyetur nga gazetari i “Financial Times” se çfarë epitafi do të preferonte në varrin e tij, kryeministri Edi Rama iu përgjigj: “Ishte piktori më i mirë mes kryeministrave, dhe kryeministri më i mirë mes piktorëve”. Menjëherë kuptova, që siç e ka zakon që kopjon, në rastin konkret ka kopjuar të madhin Çesk Zadeja, që dikur shprehej: “Avni Mula është kompozitori më i mirë nga këngetarët, dhe këngëtari më i mirë nga kompozitorët”. Sigurisht, kolegët e mi të studimeve në ILA, apo të fushës së muzikës e dinë shumë mirë se cili ishte mesazhi i të madhit Çesk Zadeja…