Shifra e çmendur që Abramoviç ka paguar për shkarkimin e trajnerëve

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-trajneri Antonio Conte, fitoi gjyqin me ish ekipin e tij Chelsea dhe ka fituar një dëmshpërblim prej  10 milionë euro kompensim.  Por Conte nuk ëshrë i vetmi që ka përfituar para nga shkarkimi nga posti i trajnerit të ekipit anglez. Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, njihet si njëri prej pronarëve të klubeve që nuk e do humbjen dhe ndërron shpesh trajnerët.

Sipas Daily Mail, shkarkimet e trajnerëve i kanë kushtuar Abramovichit rreth  92.9 milionë paund (105 milionë euro). Një shifër kjo  e çmendur. Claudio Ranieri ishte i pari që mori kompensim prej 7 milionë euro, ndërsa Jose Mourinho në vitin 2007 mori  26 milionë euro. Avram Grant mori 6 milionë euro, Luiz Felipe Scolari fitoi 14 milionë euro dhe Carlo Ancelotti mori 7 milionë euro. André Villas-Boas futi në xhep 13 milionë euro, ndërsa Roberto Di Matteo mori 12 milionë euro.  Special One në largimin dytë mori 10 milionë euro.

 

Zjarr Tv Ad