Shifra të majme edhe për gjyqtarët, ja sa do të paguhen ata në ndeshjet gjatë Botërorit të Katarit

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarët kanë një ndër rolet më kryesore gjatë ndeshjeve të Botërorit. Por sa do të paguhen ata për sfidat që do të arbitrojnë në Kupën e Botës 2022?

Arbitri kryesor do të shpërblehet me rreth 5000 euro për lojë në fazën e grupeve dhe 10000 për çdo ndeshje që drejton në play-off. Në rastin e linjave dhe gjyqtarit të katërt të çdo ndeshje, fitimet e tyre janë gjysma, pra 2500 dhe 5000 secili në çdo fazë.

VAR është një tjetër element i rëndësishëm i Kupës së Botës. Teknologjia tashmë është aplikuar në Rusi dhe shfaqet sërish në Katar. Gjyqtarët e tyre do të fitojnë 3,000 euro për ndeshje të fazës së grupeve dhe 5,000 për çdo ndeshje në të cilën marrin pjesë pasi të kalojnë atë kufi.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad