Shifrat/ Rindërtimi sjell edhe 276 milionë euro ‘borxh të fshehur’

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë, Faktoje ka mbledhur dhe analizuar të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për Rindërtimin, të cilat mund t’i gjeni në databazën interaktive Qeveria Shqiptare në vitin 2020 ka alokuar 78, 471 miliardë lekë, duke e tejkaluar buxhetin me 46.5 miliardë lekë (ose rreth 381 milionë euro). Këto fonde u alokuan me vendime të Këshillit të Ministrave, për banesa individuale dhe kolektive, shkolla dhe infrastrukturë publike etj.

Edhe përgjatë vitit 2021 qeveria shqiptare vijoi të alokonte disa VKM të reja duke e çuar vlerën totale të investimeve për rindërtimin në 99.666 miliardë lekë kundrejt  buxhetit te miratuar prej 66 miliard lekë.  Sipas kësaj analize rezulton se sot shteti shqiptar ka miratuar një fond prej 33.7 miliardë lekë (ose rreth 276 milion euro) të  pambështetur me fonde buxhetore që rrezikojnë të kthehen në një borxh të fshehur dhe të ndikojnë drejtpërsëdrejti në kapjen e afatave të rindërtim dhe krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Qeveria shqiptare u angazhua që fondet e rindërtimit do të zbatoheshin “sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe ligjit përkatës për buxhetin vjetor”. Nga analiza e Vendimeve te Këshillit të Ministrave që alokojnë fondet për rindërtimin dhe mundësojnë firmosjen e kontratave dhe fillimin e punimeve rezulton se, vlera e alokuar ka qenë që prej vitit 2020 në tejkalim të buxhetit vjetor dhe atij 3-vjeçar të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, duke ndërmarrë kështu një faturë që nuk reflektohet në treguesit fiskalë.

Fondi i rindërtimit është parashikuar në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”, ku në nenin 7 është përcaktuar fillimisht shuma prej 20 miliardë lekë, kompetenca e Këshillit të Ministrave  për: mënyrën e përdorimit, programet buxhetore ku do alokohet fondi dhe institucionet zbatuese; si dhe trashëgimi në vitin pasardhës i fondeve të pashpenzuara dhe përdorimi për të njëjtin qëllim.

Me aktin normativ nr. 28 datë 02.07.2020, është ndryshuar vlera e fondit të rindërtimit duke e përcaktuar në shumën 34 miliardë lekë, ndarë në shumën 3 miliardë lekë grante dhe shpenzime të buxhetit të shtetit 31 miliardë lekë, me një rritje 14 miliardë lekë në total.

Me Aktin normativ nr. 34 datë 16.12.2020, është ndryshuar vlera e fondit të rindërtimit duke e përcaktuar në shumën 32 miliardë lekë, ndarë në shumën 3 miliardë lekë grante dhe shpenzime të buxhetit të shtetit 29 miliardë lekë, me një ulje 2 miliard lekë në total reflektuar në shpenzimet e buxhetit të shtetit.

Zjarr Tv Ad