Shifrat shqetësuese, 1 në 5 të rinj ranë pre e bullizmit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një në pesë të rinj kanë rënë pre e bullizmit gjatë 12 muajve të fundit.

“Ditch the Label” publikoi shifrat, që përkojnë me javën antibullizëm dhe synon të rrisë vetëdijen për bulëzimin dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Në studim u morën më shumë se 2300 të rinj të moshës 12 deri në 20 vjeç. Ata u pyetën në lidhje me përvojat e tyre të ngacmimit. Sondazhi zbuloi se 1 në 5 të rinj në Britani ranë pre e bullizmit vitin e kaluar. Ndërsa 1 në 10 thanë se kjo ishte dukuri e përditshme.

Nga të anketuarit që ishin ngacmuar, 1/3 deklaruan se menduan vetëvrasjen dhe 41% thanë se ishin ndjeheshin të shqetësuar.

Për më tepër, 86% e të rinjve që ishin ngacmuar thanë se kishte një efekt negativ në besimin e tyre dhe 65% deklaruan se ndikonte në jetën e tyre shoqërore.

Studimi nxori në pah se format më të zakonshme të bullizmit ishin ato verbale, ndjekur nga përjashtimi shoqëror, kërcënimi dhe sulmi fizik.

Anne Longfield, përfaqësuese e të drejtave të fëmijëve ne Angli, theksoi se bullizmi mund të ketë një ndikim të madh në vetëvlerësimin dhe shëndetin mendor të të rinjve.

“Është shqetësuese që 1 në 5 fëmijë po përjetojnë një formë bullizmi,”-tha Longfield. “Sondazhi tregon se bullizmi po shkatërron jetën e qindra fëmijëve.”

Më shumë se gjysma e të anketuarve që janë ngacmuar besojnë se ishin në shënjestër për shkak të pamjes fizike të tyre.

Ndërsa 9% thanë se kjo ndodhte për shkak të racës së tyre.

Ndërsa 59% e të rinjve që ngacmojnë të tjerët thanë se e bënin këtë pasi mendonin se e meritonin ose sepse thjesht nuk i pëlqente individi.

Zjarr Tv Ad