Shikoni ç’ndodh, Unaza e Re njoftohet për shembje! Berisha: Banditizëm jashtë imagjinatës!

0
706
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Banditizëm jashtë çdo imagjinate!” Kësisoj e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, atë që po ndodh këto ditë në Unazën e re, ku banorët janë njoftuar nga IKMT-ja se duhet të largohen pasi ndërtesat do t’u prishen ditën e hënë.

Në videon e publikuar nag Berisha dëgjohet sesi punonjësit e IKMT-së i lajmërojnë banorët se duhet të largohen, por këta të fundiT, duke parë hartat që iu tregohen, konstatojnë se në zonë nuk ka asnjë projekt dhe iu kërkojnë vetëm një shkresë, zyrtarëve të shtetit: Vendimin për prishjen e banesave, që ata duket qartë se nuk e kanë.

“Banditizëm jashtë çdo imagjinate, – shkruan Berisha, pasi ka lexuar mesazhin dhe ka parë videon e një qytetari. –  Akuzon Salillarin se është pa projekt, pa leje ndërtimi dhe pa tender për lotin e dytë dhe më e tmerrshme është se nuk të japin vendim prishje dhe kërkon t’ju shkatërrojë banesat! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”.

Përshëndetje doktor Berisha!

Duke ju uruar shëndet të plotë, jam G.S në Unazën e Re.

Prej një viti e gjysmë gjendemi në protestë se duan të na grabisin pronat, kriminelët me pushtet, si Salillari me gjoja projekt per zgjerimin e rrugës!
Këta siç shikohet në video nuk kanë projekt, as leje ndërtimi, as tenderi për lotin e dytë nuk është bërë dhe më e tmerrshme është se nuk të japin vendim prishje!
Këtij nuk mund t’i themi shtet.
Të lutem doktor, publikoni këtë postim!
Përzemërsisht G.S!

 

Zjarr Tv Ad