Shikoni ku ka përfunduar Vali Corleone

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngacmoi për disa ditë familjarët e tij por figura më e njohur në Gjilan, Vali Corleone për 15 ditë do të duhet që të qëndrojë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim psikiatrik. Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Corleone do t’i kryejë të gjitha analizat për tu parë qartë shëndeti i tij mendor. Pas qëndrimit 15 ditor të Corleones në Psikiatri, Gjykata Themelore në Gjilan do të jap vendimin e saj për Corleonen. Kështu i ka thënë zyrtari për informim në këtë gjykatë, Sabit Shkodra. “Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve”, shtoi Shkodra. Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit Shëndetësor ndaj të dyshuarit për ngacmim të familjarëve të tij, Vali Corleone. Kujtojmë se Corleone u arrestua nga policia në ditën e djeshme nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij. Ai kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2014.

Zjarr Tv Ad