Shikoni shpërthimin e frikshëm: Serbatori shpërthen në ajër dhe bie mbi makinë

0
52

Një fabrikë kimike shpërtheu në periferi të Stambollit.

Forcat zjarrfikëse kishin shkuar për të shuar flakët kur në një moment serbatori shpërtheu duke u ngritur në ajër për disa metra dhe më pas për të rënë mbi një makinë.

Kjo shkaktoi plagosjen e dy zjarrfikësve që ndodheshin aty.

Pamjet dramatike janë shpërndarë në rrjet përmes televizioneve lokale. Flakët provokuan dhe një tym të madh në zonën përreth. Fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar të tjerë.