Shisnin drogë mes pallateve, arrestohen dy të rinj në Tiranë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit R.Gj., 24 vjeç dhe I.P., 24 vjeç, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Gjatë kontrollit të vendit ku dy të arrestuarit ishin,  u gjetën 80 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumën prej 62.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celular.

Arrestimi i dy  shtetasve u bë i mundur falë denoncimit tw qytetareve.

Gjatë operacionit , shërbimet e Policisë në rrugën “Frosina Plaku”, në hapsiren midis nje blloku pallatesh, e cila quhet si zona e “Tunelit”, kanë konstatuar dy personat e lartpërmendur të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po shisnin lëndë narkotike në doza të vogla .- raporton Policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad