“Shite shpirtin”, aktori i njohur i kthehet ashpër Rajmonda Bulkut pas …

0
6817
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja Rajmonda Bulku ka vendosur t’i rikthehet politikës.

Ajo u shfaq në në spotin e Sali Berishës, për protestën e thirrur nga PD më 3 mars si “Nëna Shqipëri”, por kjo që si duket nuk është pritur mirë nga kolegu i saj Astrit Çerma.

Ky i fundit përmes një postimi në Facebook ngre indirekt akuza ndaj aktores duke thënë se ka shitur shpirtin te Berisha.

“Kur kërkosh të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd.

Që qarravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar ai.

Çfarë thotë Rajmonda Bulku në spot:

“Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.

Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën.

Zjarr Tv Ad