Shitën Asllanin tek Interi, talenti tjetër i Empolit transferohet tek kuqezinjtë

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mattia Viti është futbollisti më i ri i skuadrës francize të Nice në Ligue 1. Largohet kështu  pas vetëm 20 ndeshjesh në Serinë A. Ndeshje të cilat duhet thënë kanë treguar cilësitë e jashtëzakonshme të djaloshit të lindur në vitin 2002.

Shtatlarti largohet nga Empoli për tu bërë pjesë e projektit ambicioz të Nice. Këta të fundit e përfunduan kampionatin në vendin e pestë vitin e kaluar dhe së shpejti do të zbresin në fushë për të luajtur në play-off të Ligës së Konferencës.

Nga ana tjetër edhe skuadra e italiane ka përfituar goxha nga ky operacion. Pasi futbollisti u bashkua me Empolin që në moshën 8 vjecare dhe tani do të largohet për shifrën e 13 milonë eurove plus dy të tjera në formën e bonuseve.

Zjarr Tv Ad