Shit…et!

0
37

EDMOND TUPJA/ Më vjen tmerrësisht keq që, ndonëse titulli fillestar i këtij shkrimi ishte “Shitet”, laptopi im i vjetër,për shkak të një defekti apo virusi të pabesë, ma korrigjonte vazhdimisht atë duke e sjellë ashtu siç ua zë syri lexueseve dhe lexueseve të sotëm. Sidoqoftë, ky shkrim zanafillën mund ta ketëdhe tek një makinë e parkuar buzë trotuarit të lokalitku isha ulur dje e po pija një kafe me ish-kolegun dhe mikun tim të vjetër Françesk Armadhi, i cili, duke më treguar me gisht atë makinë, nisi të lexonte me zë të lartë lajmërimin e ngjitur në xhamin e saj të pasëm: “Shit…”, por e ndërpreu sepse e zuri kolla, çka nuk e pengoi ta përfundonte atë fjalëpas tri-katër sekondash duke thënë “…et”. E çuditshme: A thua të ketë ndikuar vallë kjo ndërprerje te laptopi im i vjetër? Apo, si njohës shumë i mirë i anglishtes që është, Françesk Armadhit i shpëtoi pasthirma “Shit!” për një arsye më të thellë? Për hir të së vërtetës, më duhet të pranoj që fill pas këtij momenti, biseda jonë rrodhi natyrshëm drejt njërës prej dukurive më të neveritshme e më flagrante të postkomunizmit shqiptar, pra, të këtyre tri dekadave, e cila mund të përmblidhet me një fjali të vetme: “Gjithçka shitet, pra, edhe blihet!”. Sigurisht, pa paranë shoqëria njerëzore nuk do të mund të funksiononte,  sepse pa atë nuk do të kishim banka, nuk do të kishim bursa, sidomos tani, në kushtet e globalizimit planetar, kështu që do të ishte një utopi – për të mos thënë një çmenduri – sikur thjesht të guxoje ta përfytyroje botën e sotme pa pushtetin e parasë, e kësaj lavirejetë pashmangshme në kuadrin e pamëshirshmën të sistemit ekonomik,social e politik ndërkombëtartë kohëve tona fort të frikshme për humanistët e pandreqshëm.            Paraja, kjo lavire e pashmangshme… që e zbret parajsën nga qielli në tokë, kryesisht, sidomos e veçanërisht në Shqipërinë tonë të përçudnuarku vetëm pushtetarët, oligarkët, narkotrafikantët e mafiozët pasurohen dita-ditës dhe nata-natës; ku njerëzve të varfër, të ndershëm e punëtorë qeveritarët u premtojnë një të ardhme madhështore që, mjerisht, kurrë nuk ka për të ardhur. Jo më kot Jean Giono, shkrimtar francez i shekullit XX, paralajmëronte duke shkruar në mënyrë profetike:  “Mos u zini besë atyre që ndërtojnë të ardhmen: Në emër të fëmijëve të cilët ende nuk kanë lindur, ata vrasin njerëz që jetojnë!”, çka e ilustron tragjikisht formula shabllon “Fëmijët janë e ardhmja e atdheut!”,me të cilën bëri rregullisht gargarë për gati gjysmëshekulli diktatori Hoxha që dënoi, internoi, vrau e vari të rinj e të vjetër, dikur fëmijë, të cilët “gëzuan” vetëm të shkuarën e tyre mjerane dhe në veçanti fundin e tyre të llahtarshëm. Edhe qeveritarët tanë të këtyre tri dekadave, por në mënyrë mëtë posaçme, të përveçme dhe ekskluzive pushtetarët e sotëm bëjnë pareshtur gargarëme të ardhmen e popullit duke i premtuar mirëqenie, gaz e hare, pasuri e lumturi, por pa u shqetësuar për të tashmen e tij rraskapitëse dhe aq zhgënjyese.    Paraja, kjo lavire e pashmangshme… që po i tjetërson, po i sendëzon marrëdhëniet njerëzore duke i kthyer ato në mall, në një mall që blihet e shit…et, që shit…et e blihet, dhe kështu përherë e më shumë, përherë më gjerë e gjatë, përherë e më thellë deri aty sa, edhe në gjirin e familjes, për para vret nipi gjyshin, burrigruan,djalibabanë etj., etj.  Paraja, kjo lavire e pashmangshme… që po e shtyn rininë shqiptare të marrë udhët e mërgimit, duke e zbrazur vendin nga populli i tij autokton, një nga më të vjetrit jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Europës, duke e lënë atdheun të lëngojë para se të kthehet në një shprehje gjeografike që me siguri do të figurojë së shpejti vetëm në arkivat e pluhurosura të një planeti tragjikisht të globalizuar. Paraja, kjo lavire e pashmangshme… që po i detyron shqiptarët të shesin jo vetëm forcën e krahut e të mendjes, por edhe lirinë tashmë të gjymtuar të shpirtit nëpërmjet shitjes (shit!… yes!) së votës për një thes me miell në rastin më të keq, për një vend pune në administratën shtetërore në rastin më mirë!  Paraja, kjo lavire e pashmangshme… që kërkon tashndërrojë Shqipërinë e çnderuar e të përçudnuar në një baxhellëtë llangosur bordeli universal ku do të vijnë të shkarkojnë lëngjet e tyre të neveritshme – përmes stilesh PPP apo HEC – gjithfarësoj banditësh, kusarësh, hajnësh, cubash e kriminelësh elegantëe cinikë, ndërkohë që ata pak shqiptarë të ndershëm, por fatkeqë, që do të kenë mbetur, do të vajtojnë fundin tragjik të atdheut të tyre në kthetrat e përbindë(shit!) globalizim jo vetëm ekonomik, por edhe shpirtëror!