Birra Korça ka reaguar lidhur me vendimin e Bashkisë së Korçës si organizatore e aktivitetit të Festës së Birrës për të shitur bileta natën që do performojë këngëtari Goran Bregovic.
Sipas Birrës Korça ky vendim është i padrejtë, abuzim dhe me qëllime të ulta përfitimi në kurriz të pjesëmarrësve.
Në deklaratën e saj, Birra Korça shprehet se qytetarët nuk duhet të paguajnë në këtë aktivitet dhe se kjo festë s’duhet të shndërrohet me qëllime përfitimi nga organizatorët.
“Në vlerësimin tonë ky vendim është tërësisht i padrejtë, abuziv dhe me qëllime të ulta përfitimi në kurriz te pjesëmarrësve.
Në asnjë mënyre nuk do të dëshironim te shihnim që qytetaret të paguajnë në një aktivitet që u përket vetëm atyre dhe paguhet nga sponsora që janë prodhuesit e birrës dhe prodhues ushqimor pjesëmarrës në aktivitet”, thuhet në reagimin e Birrës Korça.
Më tej, Birra Korça i bën thirrje bashkisë që të heqë dorë nga kjo ide absurde, por të lejojë qytetarët që të gëzojnë natën finale ashtu si netët e tjera të festës ku s’na nevojë për bileta.
“Në asnjë mënyre nuk do të donim të shihnim që aktiviteti përdoret për qëllime të përfitimit financiar nga organizatoret sepse ky aktivitet, unik ne vend, është i qytetit të Korçës qytetareve shqiptare e vendeve të ndryshme të botës që mbushin sheshet.
Ndaj i bëjmë thirrje Bashkisë të heq dorë nga kjo ide absurde dhe të lejoje qytetaret të gëzojnë natën finale sikundër çdo natë tjetër, falas edhe ne një atmosfere festive që vetëm ky aktivitet e krijon!”, thekson Birra Korça.
Deklarate e plote e Birra Korça lidhur me vendimin e Bashkisë
për të shitur bileta për aktivitet e natës se fundit te Festes se Birrës
Birra Korça me shumë shqetësim u njoh me vendimin e organizatoreve Bashkia Korçe për të shitur bileta për pjesëmarrësit në koncertin e këngëtarit Bregoviç në kuadër të aktiviteteve të Festes së Birrës. Në vlerësimin tonë ky vendim është tërësisht i padrejtë, abuziv dhe me qëllime të ulta përfitimi në kurriz te pjesëmarrësve.
Në asnjë mënyre nuk do të dëshironim te shihnim që qytetaret të paguajnë në një aktivitet që u përket vetëm atyre dhe paguhet nga sponsora që janë prodhuesit e birrës dhe prodhues ushqimor pjesëmarrës në aktivitet.
Në asnjë mënyre nuk do të donim të shihnim që aktiviteti përdoret për qëllime të përfitimit financiar nga organizatoret sepse ky aktivitet, unik ne vend, është i qytetit të Korçës qytetareve shqiptare e vendeve të ndryshme të botës që mbushin sheshet.
Ndaj i bejmë thirrje Bashkisë të heq dorë nga kjo ide absurde dhe të lejoje qytetaret të gëzojnë natën finale sikunder çdo natë tjetër, falas edhe ne nje atmosfere festive që vetëm ky aktivitet e krijon!