‘’Shitja e ministrave’’ sipas Bashës i tërheq vëmendjen Ramës, ja përgjigjia epike e tij

0
1222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të disa ministrave në qeveri. Duke folur nga “çadra e lirisë” Basha komentoi edhe zërat se Rama shiti ministrat tek ai që të ndalë protestë.

“Saimir Tahiri shërbeu denjësisht për kupolën kriminalizuese. E dimë se Ilir Beqaj shërbeu për krimin më të rëndë, shpenzimin e taksapaguesve shqiptarë që shkuan në xhepat e oligarkëve.

Ne e dimë që këta të dy dhe ata dy të tjerë janë shërbëtorë. Shkarkimi i çirakëve nuk na tendos.

Dje ata u kishin thënë disa gazetarëve se na shiti Ed Rama te Lul Basha që të ndalë protestën.

E kuptoni sa mbrapa janë, kujtojnë se Lul Basha është në gjendje të ndalë protestën, nuk e kuptojnë që kjo nuk ndalet deri sa republika e vjetër e krimit, korrupsionit, drogës të bjerë dhe të ngrihet republika e re. Por për këtë duhet të vdesë njëra që të lindë tjetra, nuk qëndrojnë përbri njëra tjetrës”- tha Basha.

Zjarr Tv Ad