Shkak punimet për bypass-in e jugut ARRSH: Ja si do devijohet kalimi

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e rrugës kombëtare Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë, si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, i cili do të zhvendoset në qytet.

ARRSH shton në njoftim se kalimi i automjeteve do të vijojë përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar  me vijat  e bardha.  Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëron edhe ata që shkelin rregullat me ndëshkime sipas Kodit Rrugor.

“Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet.

Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

Me këtë rast ju njoftojmë se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!”, njofton ARRSH.

Zjarr Tv Ad