Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dy shtete të tjera eruopiane kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit AstraZeneca, pas disa rasteve fatale te pacientët.
Një seri me një numër të papërcaktuar vaksinash të kësaj kompanie raportohet se kanë shkaktuar mpiksje gjaku te disa prej pacientëve që e kanë përdorur. Raste të tilla janë raportuar në Danimarkë, Itali, Austri dhe tashmë në Rumani e Bullgari, dy shtete të tjera që kanë vendosur ta pezullojnë.
Mbi 30 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do të mbërrijnë ditën e sotme në Shqipëri. I pyetur lidhur me rreziqet nga kjo vaksinë, kryeministri Edi Rama tha dje në një emision televiziv se dozat e vaksinës që do të vijnë në Shqipëri nuk janë nga ajo seri që konsiderohet me probleme.