Spitalet në Kinë janë mbipopulluar për shkak të një shpërthimi të virusit metapneumovirus njerëzor (HMPV), i cili shkakton probleme me frymëmarrjen.
Ky shpërthim ka ngritur shqetësime në mbarë botën, pasi përhapja e HMPV krahasohet me shpërthimin fillestar të COVID-19.
Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti theksoi se, se mundësitë që ky virus të kthehet në pandemi janë shumë të ulëta.
Ai gjithashtu shtoi se virusi ka qenë mes nesh vite më parë dhe shumica e njerëzve e kanë kaluar të paktën një herë. Por shkaku i përhapjes në Kinë ka një arsye specifike.
“Nuk është virus i ri, por është identifikuar në Holandë në 2001. Ka ekzistuar dhe më përpara. Në studimet e njerëzve do të thotë që ka qene dhe vite më përpara.
Por pse ndodhi në Kinë? Për të larë ato “haraçet” e tre viteve mbyllje. Ata qendruan të izoluar dhe frenuan të gjitha viruset, duke u mbyllur. Ky virus këtu ka qenë. Të gjithë e kemi kaluar një herë. Ky thjesht nuk jep imunitet të plotë, ç’ka do të thotë që pas dy vjetësh ti mund të infektohesh prapë. Por Kina duke qenë e mbyllur nuk e ka prekur.
Ky virus mundësitë për të shkaktuar pandeminë i ka shumë të ulëta. Gripi i ka mundësitë që kthehet në pandemi, por jo ky virus”, – u shpreh mjeku.