Shkarkim i Konit? Artan Fuga: Presim me padurim vendimin e Metës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini iu drejtua zyrtarisht ditë më parë presidentit Ilir Meta, ndërsa i kërkoi shkarkimin nga detyra të Rektorit të UT-së, Mynyr Koni.

Për këtë lëvizje ka ardhur edhe një reagim nga rrethi i akademikëve të Shqipërisë. Profesori dhe akademiku, Artan Fuga ka shkruar në “Facebook” se po qëndron në pritje të vendimit të kreut të shtetit se nëse ai do të mbrojë autonominë universitare apo do  t’ua bëjë dhuratë atë prirjeve jodemokratike.

Fuga mes rreshtave shpreh besimin se presidenti i Republikës do të mbrojë autonominë e universitare duke mos pranuar kërkesën e bërë nga ministrja Besa Shahini për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

Postimi i Artan Fugës:

Duke pritur vendimin e z. President!Presim me durim dhe shumë vemendje vendimin e z.Ilir Meta: Do ta gëlltisë ai që ministrja e arsimit pushon nga puna një rektor apo do të rrezistojë në mbrojtje të ligjit dhe të kompetencave kushtetuese për të cilat është zgjedhur?

Do t’a mbrojë ai autonominë universitare sikurse kam besim se do t’a bëjë apo do t’ja japi dhuratë prirjeve antidemokratike dhe antiligjore që po i marrin frymën jetës dhe botës intelektuale, shkencore, artistike? Do t’i imponohet dot ministrja Presidentit të vendit, apo Presidenti do të mbrojë autonominë universitare?

Ta shohim! Do të jetë një test i madh për të parë se ku ndodhemi, çfarë na pret dhe cilat janë strategjitë e aktorëve politikë dhe institucionalë të vendit!

Zjarr Tv Ad