KLP miratoi me 11 vota pro emërimin në organin e akuzës së 6 magjistratëve të rinj, duke nisur kështu zëvendësimin e vendeve të mbetura bosh si pasojë e shkarkimeve nga vetingu.
Në seancën plenare të së premtes anëtarët e KLP miratuan me shumicë votash emërimin e 6 studentëve të diplomuar nga shkolla e Magjistraturës.
KLP miratoi projekt aktet e verifikimit të pasurisë dhe figurës për 6 magjistratët Eliona Elezi, Ersida Visoçi, Mediana Meta, Françes Ganaj, Odeta Todorushi dhe Albjona Papajani.
KLP nëpërmjet komisionit të karrierës vendosi të themelojë një metodë pune, që do ta shoqërojë këtë proces në vite duke kërkuar informacion tek të gjitha institucionet ligjzbatuese për kandidatët të para emërimit të tyre si si Prokurorë.
Pas emërimit të 6 magjistratëve në prokurori të rretheve, KLP miratoi me 11 vota caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha si drejtues në prokurorinë e Apelit Gjirokastër.
Në mbledhje është diskutuar dhe adresimi i çështjes për caktimin e përkohshëm të prokurorëve për shkak të mungesës së rregullores për lëvizjet paralele dhe rregullores për ngritjen në detyrë.
Zyra për mediat në këshillin e prokurorisë tha se të dy këto rregullore po punon aktualisht nga Këshilli i Bashkëpunimit me misionin ndërkombëtar Euralius.
Anëtarët e KLP kanë diskutuar edhe për prokurorët që aktualisht kanë caktim të përkohshëm si drejtues të cilët konkurrojnë për SPAK, konkretisht Donika Prela te Krimet e Rënda dhe Elizabeta Imeraj në Prokurorinë e Tiranës.
Pas diskutimeve, anëtarët e KLP në shumicë vendosën që titullarët e dy prokurorive të mbeten në këtë gjendje status quo deri në finalizimin e procesit të konkurrimit në SPAK.