Shkarkimi i Ahmetajt, Burimi: Kronikë e një vdekje të paralajmëruar, Rama e përdori si mashë në aferat korruptive

0
336
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Genc Burimi komentoi për emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv shkarkimin e Arben Ahmetajt nga pozicioni i zv/kryeministrit. Genc Burimi tha se duket si kronikë e një vdekje të paralajmëruar.

Gazetari krahasoi Ahmetajt me një ministër në Francë i cili u përdor në një aferë korrupsioni 400 mln euro, ndërsa shtoi se edhe Edi Rama e përdori atë si mashë dhe më pas e hodhi si një leckë hundësh.

“Largimi i Ahmetajt më duket se vonoi. Më ngjan Ahmetaj në Francë, si një ministër i Financave, kur u emërua nga Sarkozi, si Rama me Ahmetajn, shumë pyetën se përse?

Më vonë u kuptua se Sarkozi e emëroi për ta përdorur si mashë në një aferë korrupsioni në lidhje me një ish-biznesmen francez. Një aferë 400 mln euro, kështu edhe Ahmetaj.

Janë këto llojë njerëzish që me siguri Rama i di një kleçkë që në fillim, i mbante për t’i përdorur dhe më pas i hedh si një shami hundësh.”-tha Burimi.

Më tej Burimi tha se laku Edi Ramës po i shtrëngohet ndërsa theksoi se është e pamundur që ai të mbijetojë në këtë kasaphanë korrupsioni në Shqipëri. Sipas Burimit, ‘non grata’ e Berishës u bë për të shmangur vëmëndjen nga korrupsioni i qeverisë.

“Ai s’mund të dalë kaq i palagur sa shpreson. Të shohim nëse do flasë Ahmetaj. Ju kujtohet për Tahirin, që thonin do flasë por nuk foli.

Rama s’mund të thotë që s’po ndodh asgjë. Vjen momenti kur e bën fare qesharak lajmin e britanikëve që shpallën Berishën non grata.

Sot kemi këta që po vjedhin, flas për Kokën, Tahirin, dhe të tjerë. Po merren me Berishën për të hequr vëmëndjen nga korrupsioni i kësaj qeverie.”-deklaroi Burimi.

Zjarr Tv Ad