Shkarkimi i Ahmetajt dhe ndryshimet në qeveri, kuvendi mblidhet në seancë plenare

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë, ndryshe nga çfarë ishte përcaktuar, do të mblidhet në seancë plenare të enjten e ardhshme në orën 17:00. Mësohet se do të ketë diskutime lidhur me ndryshimet e bëra në qeveri. Një ditë më parë, kryeministri, Edi Rama shkarkoi Arben Ahmetajn nga posti i zëvendës kryeministrit duke emëruar në vend të tij, Belinda Ballukun.

Gjithashtu Rama shkarkoi Zef Mazin si kryenegociator dhe emëroi në vend të tij, Majlinda Dhukën e cila do të ushtrojë edhe detyrën e ministres së Shtetit për Negociatat me BE-në. Nga ana tjetër presidenti i ri, Bajram Begaj pritet të firmosë sot për ndryshimet e bëra në kabinetin qeveritar.

Zjarr Tv Ad