Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata, komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv shkarkimin e Arben Ahmetajt nga pozicioni i zv/kryeministrit. Gjata tha se Ahmetaj duhet të ishte larguar që në mars nga qeveria dhe SPAK duhet të kishte vepruar.
Gjata theksoi se nga marsi deri tani, Rama i ka vënë kufij SPAK që ‘do veprosh kur të them unë’ ndërsa shtoi se afera korruptive e inceneratorëve do ‘hajë’ koka.
“Janë bërë pazare deri tani. Si Enver Hoxha, kur donte të shkarkonte të lartët e vet, i thërriste në zyrë, i vlerësonte, i ngrite shumë, pas dy javësh arrestoheshin.
Skema e njëjta. Mua nuk më shqetëson dhe aq sa do veprojë e kur do veprojë SPAK, por më shqetëson se SPAK ka varësi nga Edi Rama.
A ka mundësi Rama pas gjithë këtyre bashkëpunëtorëve të dalë me duar të pastra dhe të mos dijë gjë. A mundet SPAK të thontë jo s’dintë gjë Rama pas gjithë këtyre bashkëpunëtorëve? Ky është bashkëpunimi dhe varësia e SPAK-ut.”-deklaroi Gjata.
Më tej anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, theksoi se nëse SPAK nuk shkon te Rama e Veliaj, çdo diskutim është i kotë.
“Për inceneratorët, nëse SPAK nuk shkon tek Edi Rama dhe Erion Veliaj, kot rrimë, kot vepron me Ahmetajn, Kokën, kot flasim dhe ne tani.”-tha Gjata.