Shkarkimi i Metës, Bushati: Do të zëvendësohet me një grua

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati në një intervistë ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Bushati dha edhe “sinjal” duke thënë se Meta mund të zëvendësohet nga një president grua.

Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati deklaroi se ka ardhur koha të vendoset një precedent për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët.

Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin. Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje. Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë benzina politike e këtyre zgjedhjeve,” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad