Shkarkimi i Metës kalon për shqyrtim, Zheji: Do të ishte një ogur i mbarë për Gjykatën Kushtetuese që të ndërmerrte një vendin kushtetues

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, u diskutua për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, për të cilën, Gjykata Kushtetuese tha sot se do të hapte një seancë shqyrtimi.

Të ftuar në studio për të diskutuar mbi këtë çështje, ishin analisti Artur Zheji dhe ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari. Për Zhejin, shkarkimi i Presidenti Meta nuk duhet bërë, pasi nuk është bazuar mbi parime kushtetuese.

Ndërsa për Hajdarin, çfarëdo vendimi që duhet të dalë nga Kushtetuesja, si pro, apo kundër Presidentit, duhet të jetë i bazuar në prova dhe fakte.

Artur Zheji: Pritshmëria është që vendimmarrja për votimin në Kuvend që u bë për shkarkimin e Presidentit, të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, sepse bie ndesh me Kushtetutën. Rikthimi i aromës kuvendore në Kuvend është një fillim i mbarë. Do të ishte një ogur i mbarë për Gjykatën Kushtetuese që të ndërmerrte një vendin kushtetues. Unë di që në raste të caktuara ngurtësia juridike e disa ligjeve, shërben si alibi e madhe.

Shkëlqim Hajdari: Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë gjyqësore për shqyrtim kërkesën e parlamentit, ligjore sigurisht, për shkarkimin e Presidentit Meta. Nëse parlamenti me shumicë votash kërkon shkarkimin e presidentit, vendimin përfundimtar e ka Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka hedhur në seancë këtë çështje. Gjykata Kushtetuese duhet ta kishte emergjencë, por ka shpjeguar arsyet e vonesave. Kjo është çështje e vështirë, do seriozitet, sepse sido të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet pranuar.

Çdo vendim që do të marrë gjykata ta ketë të plotë, me fakte, dhe juristët kur ta lexojnë atë të jenë të bindur.

Zjarr Tv Ad