Shkarkimi i Metës, Kuvendi të enjten kthehet në “arenë debati”

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve e thirrur sot nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa janë zbuluar edhe disa lëvizje që PS-ja do të bëjë të enjten në seancën plenare.

Seanca e së enjtes të zhvillohet me debate të forta. Diskutimet në Kuvendin e Republikës do të zgjasin rreth pesë orë.Kjo mbledhje e Konferencës së Kryetarëve vjen një ditë pasi selia rozë deklaroi se ka nisur procedurat për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta.

Debati do ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare dhe  koha më e gjatë do i takojë grupit të PS.Në seancën e së enjtes janë vendosur në dispozicion të maxhorancës 170 minuta, ndërsa 130 janë rezervuar për opozitën (grupin demokrat) dhe pjesa e mbetur për deputetët e pavarur.

Kreu i shtetit, Ilir Meta një ditë më parë vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ky veprim i Presidentit është kundërshtuar fort nga maxhoranca, ndërsa opozita shtoi se veprimi i Metës ka shmangur një konflikt civil.

Zjarr Tv Ad