Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës nga një post që mbante në PD, si dhe paralajmërimin për largim nga grupi parlamentar i PD.
Spaho reagon i revoltuar, teksa nuk ka kursyer as edhe ironinë “bjeru deputetëve si në 45’. “Po ndonjë p*ushkatim nuk do bëjmë”.
Ai e krahason edhe me Enver Hoxhën, duke thënë se i pari ishte historik, ndërsa i dyti (Basha) qesharak.
“Lul mjaft me debime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonje p*ushkatim nuk do bejme?
Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet”, shkruan Spaho në postimin e tij.